Kronika 12 August 2024, 09:04 Nga VNA

Ndezi zjarr në tokën e kushëririt, arrestohet 58 vjeçari

Ndaje në Whatsapp

Është arrestuar një 58-vjeçar, pasi ka ndezur qëllimisht zjarr në tokën e kushëririt.

Shtetasi N.M akuzohet për “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 151 dhe 297 të Kodit Penal. Përpos se ka vënë zjarrin, burri mbante me vete edhe një mjet prerës e një çakmak.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin:

N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 151 dhe 297 të Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke me pemë dhe shkurre në pronësi të kushuririt të tij, në fshatin Prush. Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 58-vjeçarit, një mjet prerës thikë dhe një çakmak.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin, dhe fton ata që të denoncojnë në numrin 112 për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm”, njofton policia.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme