Kronika 10 August 2024, 10:23 Nga VNA

Vrasja në azil, Zyhdi Shehi: E godita Virgjilin se dëgjova zëra. Prokuroria: Është me parkinson. Ja çfarë deklaruan infermieret

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në azil, Zyhdi Shehi: E godita Virgjilin se dëgjova zëra.

“Dëgjova zëra. I kërkova Virgjilit të ngrihej e të dilnim. Ai nuk po dëgjonte. Prandaj e godita. Por ai nuk reagoi. Vetëm bërtiti oh”. Kështu e ka nisur dëshminë e tij para hetuesve Zyhdi Shehi I moshuari që vrau me bastun shokun e tij të dhomës Virgjil Vesho, 82-vjecar.

Zyhdi Shehi, 78-vjecar dyshohet për “vrasjes me dashje”. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ai vuan nga parkinsoni dhe dëshmia e tij është marrë me rezerva nga hetuesit.

Këta të fundit bëjnë me dije se ai e kishte thyer shkopin teksa godiste shokun e dhomës. Virgjil Vesho nga ana tjetër është i diagnostikuar nga demenca. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Ruaje moshën” që ndodhet në lagjen Ali Demi në Tiranë.

Sipas verefikimeve të prokurorisë azili privat ishte i licensuar, megjithatë po vijojnë hetimet në këtë drejtim. Ndërsa dy infermieret të cilat janë arrestuar për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës kanë deklaruan se menduam se Virgjili kishte vdekur nga përplasja te komoja. “Shkuam për ta kontrolluar. Kur pamë gjak u terrorizuam. Njoftuam funeralin, pasi nuk e menduam se mund ta kishte vrarë Zyhdiu, pasi ai është I pamundur për shkak të parkinsonit. Ne i japim ndihmë edhe kur shkon në tualet për nevojat personale”, kanë deklaruar të dyja infermieret e turnit të natës.

Prokuroria thotë se ata kanë kryer veprime që vrasja të mos zbulohet, pasi kanë pastruar vendin e krimit, ndërsa nuk kanë njoftuar policinë.

Zyhdi Shehi dhe dy infermieret pritet të dalin të dielën përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme