Kronika 9 August 2024, 10:45 Nga VNA

Trafiku i drogës nga Brazili në Dubai, arrestohet kreu grupit Armando Pacani

Ndaje në Whatsapp
Trafiku i drogës nga Brazili në Dubai, arrestohet kreu grupit Armando

Arrestohet ne Dubai per llogari te Brazilit, Armando Pacani.

Emri I tij rezulton si nje nga narkotrafikantët më të mëdhenj te kokainës. Në Shqipëri është një emër thuajse I panjohur.

Pacani dyshohet si blerësi i drogës që trafikohej nga organizata ndërkombëtare e kokainës me shtrirje nga Brazili deri në Dubai që u godit në mars të këtij viti.

Mediat e kanë kanë zbardhur disa përgjime ku del i përfshirë edhe 39 vjeçari shqiptar Armando Pacani.

"Duke hyrë në mesazhet e Sky ECC, hetuesit gjetën blerësin kryesor të organizatës të drogës në Evropë: shqiptarin Armando Pacani, 39 vjeç, i lidhur me një klan në Ballkan, sipas PF (Federal Police). Ai përmendet si pronari i ngarkesës së dërguar përmes Afrikës Perëndimore. Të dhënat e imigracionit tregojnë se Pacani hyri në Brazil në janar 2019 dhe u largua në gusht 2020, me një fluturim të Emirates nga São Paulo në Dubai." thuhet në përgjime.

Rrjeti i trafikut të drogës dyshohet se transportonte 17 tonë kokainë nga Amerika Latine në Evropë. Europol, i cili mbështeti operacionin, e përshkroi atë si "një fitore të rëndësishme për luftën kundër drogës", duke shtuar se grupi i çmontuar ishte "një nga organizatat më aktive të trafikut të drogës në Brazil".

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme