Kronika 8 August 2024, 19:28 Nga VNA

Protesta në Thumanë-Kashar, polici godet me skafandron qytetarin me fëmijën në dorë

Ndaje në Whatsapp
Protesta në Thumanë-Kashar, polici godet me skafandron qytetarin me

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë protestuar sërish ditën e sotme në aksin Thumanë-Kashar, ndërsa nuk kanë munguar as incidentet mes policisë dhe protestuesve.

Një prej efektivëve ka goditur një qytetar i cili po protestonte sëbashku me fëmijën e tij të mitur në krah.

Nga pamjet shihet se si polici e godet me xhamin e skafandros qytetarin në fytyrë i cili mbante në krah fëmijën dhe kërkonte të hynte në korsinë e autostradës për të shprehur protestën e tij kundër vendimit të qeverisë për të mos lejuar banorët e kësaj zone që të kenë akses në këtë aks rrugor.

Kujtojmë se në protestën e së enjtes së kaluar, drejtuesi i Policisë Rrugore, Altin Qato dhunoi një tjetër banor duke e qëlluar me pëllëmbë, pasi ai mbështeti protestuesit në autostradën Thumanë-Kashar.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/08/WhatsApp-Video-2024-08-08-at-7.30.17-PM.mp4"][/video]

 

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme