Kronika 8 August 2024, 12:20 Nga VNA

Vrasja në azil, autori historian, jetonte bashkë me gruan

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në azil, autori historian, jetonte bashkë me gruan
  • Për mediat ka folur shok i azilit, Haziz Abdija

Historiani Zyhdi Shehu ka vrarë me bastun Virxhil Veshon, pas sherrit për krevatin. Në lidhje me ngjarjen e rëndë, ka folur edhe një prej të moshuarve që jeton në azil. Haziz Abdija, që jeton në azilin ku ndodhi ngjarja, tha se autori Zyhdi Shehu jetonte në këtë azil së bashku me gruan e tij. Ai tha se kushtet në shtëpinë e të moshuarve janë të mira. “Autori ka dhe gruan në azil. Mirë na trajtojnë. Kemi dhe infermiere. Po, kemi kujdes”, tha Haziz Abdija. Ndërsa, vëllai i Haziz Abdijës, Fatmir Abdija tha se në këtë azil kushtet ishin të mira. “Vëllai im deri tani ka qenë i kënaqur. Vëllai im ka qenë në këtë azil prej një viti e gjysmë. Këtu iu duk vend më i mirë. Vëllai ndihet shumë mirë këtu. Nuk ka pasur probleme”, tha Fatmir Abdija.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme