Kronika 7 August 2024, 13:51 Nga VNA

Abuzimi me fondet/ Apeli i GJKKO lë në burg Beqajn dhe 6 të tjerë

Ndaje në Whatsapp
Abuzimi me fondet/ Apeli i GJKKO lë në burg Beqajn dhe 6 të

Gjykata e Posacme e Apelit vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, I cili dyshohet se gjatë kohës që drejtonte Agjencinë SASPAK ka abuzuar me fondet e BE-së. Në burg mbetën dhe dy të dyshuarit e tjerë, Ermal Kurtulaj dhe Alfred Nikolla.

Apeli la të pandryshuar masat për të dyshuarit e tjerë, Elton Marini, Bledar Leka, Gazmend Haxhia, Bjona Zijaj.

Ndërsa, ndryshe nga GJKKO që refuzoi kërkesën e SPAK për caktimin e një mase sigurie për Marinela Jazoj, Apeli e prishi këtë pikë të vendimit. Ndaj Jazoj u caktua masa e “Detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Ish-ministri Beqaj dyshohet për korrupsion, fshehje pasurie, mashtrim me pasoja të rënda apo shkelje të barazisë në tendera.  SPAK thotë se ai në bashkëpunim me personat e tjerë ka abuzuar me fondet që menaxhonte agjencia SASPAK.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme