Kronika 6 August 2024, 16:18 Nga VNA

Akademia e Policisë, dyndje aplikimesh

Ndaje në Whatsapp
Akademia e Policisë, dyndje aplikimesh

"Mbyllja e fazës së parë të aplikimeve për ndjekjen e studimeve të larta dëshmoi një interes të madh të të rinjve dhe të rejave për të ndjekur Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit të Akademisë së Sigurisë", kështu deklaroi drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku .

I organizuar për herë të parë në portalin “UAlbania”, procesi i pranimit në Akademinë e Sigurisë, si starti i një rruge të rëndësishme për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit, dëshmoi shkallën e lartë të besimit të publikut në punën tonë të përditshme.

Në emër të Policisë së Shtetit, dua të garantoj vajzat dhe djemtë që zgjodhën të aplikojnë për t’u bashkuar me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit se, do t’i nënshtrohen një procesi seleksionimi ligjor e transparent, bazuar në shanset e barabarta dhe mosdiskriminimin, për të zgjedhur mes jush 100 më të mirët, të cilët do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025.

Në këtë kuadër, Akademia e Sigurisë, e akredituar si institucion i arsimit të lartë, me dy njësitë kryesore të saj Fakultetin e Sigurisë e Hetimit dhe Kolegjin Profesional të Formimit Policor, ofron programe cilësore dhe staf të kualifikuar mësimdhënës. Kam qenë i bindur dhe sot kjo bindje më forcohet, kur konstatoj interesin e shtuar të brezit të ri për të qenë pjesë e policisë, se rritja profesionale dhe integriteti i trupës së Policisë së Shtetit janë premisa të rëndësishme për shëndoshjen e organizatës, në përmbushje të misionit për sigurimin e rendit dhe luftën ndaj krimit e të gjitha paligjshmërive.

Video

Një pallat në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët, ndërsa zjarri ka përfshirë katin e fundit të ndërtesës. Pamjet tregojnë flakët që përhapen në pjesën e sipërme të pallatit, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.

Nisin arrestimet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Vijon protesta para Kryeministrisë

Një grup protestuesish kanë tentuar të zhvendosin protestën e tyre drejt hyrjes anësore të Kryeministrisë, e cila përdoret nga kryeministri Edi Rama. Por efektivët e forcave Shqiponja kanë ndërhyrë, duke mos lejuar grumbullimin e tyre në këtë pjesë të godinës dhe duke i zhvendosur drejt hyrjes kryesore të Kryeministrisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme