Kronika 6 August 2024, 09:04 Nga VNA

Tragjike ne Konispol, burri vret gruan me sëpatë, djali i ciftit shtyn babain vrasës nga shkallët, i moshuari ndërron jetë

Ndaje në Whatsapp
Tragjike ne Konispol, burri vret gruan me sëpatë, djali i ciftit shtyn

Një ngjarje e rëndë brenda familjes është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Shalës të Konispolit. Një 69-vjecar pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë duke e goditur me sëpatë bashkëshorten e tij, 69-vjecare.

Viktima është identifikuar si Shano Ismamaj, ndërsa bashkëshorti që e goditi për vdekje Hyso Islamaj.

Pas vrasjes së gruas, 69-vjecari është konfliktuar me djalin e tij, Klement Islamaj, 40-vjec.

Për shkak të tronditjes që kishte pësuar nga vrasja e nënës, në debat e sipër, Klementi e ka shtyrë babain nga shkallët e shtëpisë e për pasojë ai ka humbur jetën.

Zyrtarisht u njoftua se Klement Islamaj, është kapur dhe shoqëruar në ambjentet e stacionit të policisë së Konispolit, ku pritet të japë shpjegime për ngjarjen tronditëse.

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë në pak ditë. Dje, Hati Deliaj humbi jetën në spital, pas dhunës barbare të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Engjëllush Deliaj.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme