Kronika 8 August 2024, 11:07 Nga VNA

Vrau shokun e dhomës pas konfliktit për krevatin, foto e Zyhdi Shehit

Ndaje në Whatsapp
Vrau shokun e dhomës pas konfliktit për krevatin, foto e Zyhdi Shehit

78-vjecari Zyhdi Shehi i cili dyshohet për vrasjen e shokut të tij të dhomës në azilin e pleqve.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth ores 04:50 në azilin e pleqve "Ruaje moshen", ne rr:"Ali Visha".

Policia shkoi në vendngjarje dhe gjeti të vrarë Virxhil Tenku Vesho, i dtl 25.08.1942.

Viktima kishte shenja dhune ne trup dhe koke. Nga verifikimet e kryera ne vendngjarje autor i dyshuar i veprës penale është shoku i dhomës se tij shtetasi Zyhdi Shehi.

Tiranë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale "Vrasja me dashje", parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme