Kronika 9 August 2024, 08:22 Nga VNA

Tentuan të fshihnin ngjarjen e rëndë në azil, policia njofton arrestimin e 2 infermiereve

Ndaje në Whatsapp
Tentuan të fshihnin ngjarjen e rëndë në azil, policia

Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht arrestimin e dy infermiereve te azilit privat të cilat tentuan të fshihnin vrasjen e të moshuarir Virxhil Vesho në azil nga shoku I tij I dhomës Zyhdi Shehi.

Nga hetimet rezultoi se infermieret pavaresisht se e dinin që I moshuari ishte vrarë e nxorën në oborrin e azilit dhe njoftuan një agjenci funerale ta dërgonte në Morg, pastaj pastruan vendin e krimit

Ata pretendonin se I moshuari kishte vdekur aksidentalisht  pasi kishte rënë dhe ishte përplasur. Agjencia funeral e ktheu në azil dhe njoftii policinë pasi I moshuari kishte 7 plagë në kokë. Dy infermieret akuzohen për veprën penale të kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e së vertetes.

Njoftimi i plotë

Tiranë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 08.08.2024, ndodhur në një azil privat për të moshuarit, ku shtetasi Z. Sh., 78 vjeç, ka goditur me bastun shtetasin V. V., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të thelluara të kryera u arrestuan shtetaset G. S., 26 vjeçe, dhe N. M., 31 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, me profesion infermiere në azilin ku akomodoheshin dy të moshuarit.

Nga hetimi i kryer u siguruan prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se dy të arrestuarat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë konsumuar veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.

Këto dy shtetase nuk kanë njoftuar organet kompetente për ngjarjen e ndodhur si dhe kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme