Kronika 8 August 2024, 19:49 Nga VNA

Një orë zgjat protesta në aksin Thumanë-Kashar, nuk kanë munguar incidentet nga përplasja e protestuesve me policinë

Ndaje në Whatsapp
Një orë zgjat protesta në aksin Thumanë-Kashar, nuk

Protesta e radhës e banorëve të Krujës, Fushë-Krujës, Thumanës dhe zonave përreth, që kërkojnë hyrje-dalje në rrugën e re Thumanë-Kashar ka zgjatur rreth 1 orë.

Qytetarët mbajtën të bllokuar qarkullimin e mjeteve për 30 minuta, kohë kur policia ka ndërhyrë duke larguar qytetarët nga rruga. Nuk munguan as përplasjet mes policisë dhe qytetarëve, ku një policë ka goditur me skafandrën në kokë një qytetar që mbante fëmijën në duar. Ndërsa një qytetar tjetër është gjakosur, pasi policia ndërhyri dhunshëm.

Këto janë incidentet e radhës pas atij të javës së shkuar, ku drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato goditi në fytyrë një qytetar që ishte arrestuar nga efektivët.

Tashmë prej muajsh banorët e këtyre zonave protestojnë për mungesën e aksesit në autostradën Thumënë-Kashar. Që kur rruga ishte akoma në letër, ata kanë kërkuar në çdo instancë shtetërore që të kenë mundësi për të aksesuar rrugën, por pas refuzimeve të njëpasnjëshme kanë parë si zgjidhjen e vetme protestat.

 

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme