Kronika 10 August 2024, 16:59 Nga VNA

Përleshen me thika tre vëllezër në Durrës, plagoset njëri prej tyre

Ndaje në Whatsapp
Përleshen me thika tre vëllezër në Durrës, plagoset

Tre vëllezër janë arrestuar në qytetin e Durrësit pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke përdorur edhe thika. Gjatë një konflikti të çastit, në oborrin e banesave të tyre një prej vëllezërve, Andrea Përkeqi ka dëmtuar me thikë gomat e një furgoni.

Pas kësaj ai është përplasur fizikisht me dy vëllezërit e tij, Luan dhe Ylli Përkeqi, duke përdorur sende të forta dhe një thikë. Për pasojë, një prej tyre ka marrë një plagë në dorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Andrea Përkeqit, policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, katër karikatorë për pistoletat, një silenciator të pamontuar dhe fishekë luftarakë. Gjithashtu, u sekuestrua thika e përdorur gjatë konfliktit.

Andrea Përkeqi, 53 vjeç u arrestua, për veprat penale "Dhuna në familje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve", “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Shkatërrim prone";

Kurse dy vëllezërit e tjerë, Luan dhe Ylli Përkeqi u arrestuan për për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

 

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme