Kronika 10 August 2024, 15:29 Nga VNA

I dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitura, ndërron jetë 54-vjeçari në spitalin e Lezhës

Ndaje në Whatsapp
I dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitura,

Një i dënuar me inicialet R.C ka ndëruar jetë ditën e sotme në spitalin Rajonal të Lezhës pasi kishte pësuar infarkt të miokardit. 54-vjeçari ishte dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura" dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv.

Para 3 vitesh R.C ishte transferuar në burgun e Lezhës ku qëndrojnë të dënuarit me probleme mendore, ndërsa nuk ka pasur kontakte me familjen.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi i dënuar, R.C, i datëlindjes 22/07/1970, i cili vuante dënimin në IMP Lezhë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës në orën 14:15, pas një infarkti të miokardit.

I dënuari, me origjinë dhe me gjendje civile në Leskovik, ishte dënuar për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitura" dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv. Robert Cini ishte transferuar në këtë institucion më 27/11/2021, ku qëndrojnë të dënuarit me probleme mendore. Shtetasi i dënuar nuk kishte kontakte me familjen.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme