Kronika 12 August 2024, 08:45 Nga VNA

Goditën me shishe qelqi blogeren, Prokuroria urdhër ndalimi për Antonela dhe Mariela Berishajn

Ndaje në Whatsapp
Goditën me shishe qelqi blogeren, Prokuroria urdhër ndalimi për

Prokuroria e Tiranës nxjerr urdhër ndalimi për motrat Antonela dhe Mariela Berishaj, të cilat goditën me shishe qelqi duke i shkaktuar dëmtime në fytyre blogeres Klea Prenga.

Ish-konkurrentja e Për’Puthen dhe ish-banore e BBV dhe motra e saj akuzohen për akuzën e plagosjes së rëndë kryer në bashkëpunim.

Nëse motrat Berisha gjenden, ato menjëherë arrestohen dhe duhet të dalin përpara gjykatës për masë.

Gjatë këtyre ditëve, policia ka bërë kërkime për gjetjen e tyre, por nuk ka mundur ti arrestojë. Burime thonë se janë bërë kontrolle edhe ne hotele, ku kishin dyshime se mund të fshiheshin Antonela Berisha dhe e motra, por kërkimet kanë rezultuar pa sukses.

Motrat Antonela e Mariela Berisha e goditën me shishe qelqi blogeren në një lokal luksoz te Kodra e Diellit. Dyshimet janë se motra e Antonela Berishës ishte ndarë nga partneri 1 vit më parë dhe ai kishte krijuar një marrëdhënie me Prengën. Kjo duket se nuk është pritur mirë prej saj, ndaj ka ndërmarrë dhe aktin për goditjen e blogeres.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme