Kronika 11 August 2024, 19:46 Nga VNA

Zjarri në Malin e Thatë rrezikon Parkun Kombëtar të Prespës

Ndaje në Whatsapp
Zjarri në Malin e Thatë rrezikon Parkun Kombëtar të

Prej ditësh vijon në Malin e Thatë beteja me flakët, të cilat nga mbrëmja e djeshme janë kthyer në rrezik për Parkun Kombëtar të Prespës.

Në terren janë duke punuar për për izolimin e flakëve 60 forca, 30 prej të cilëve nga Forcat e Armatosura. Burime zyrtare thanë se me gjithë ndërhyrjen e 3 helikopterëve, dy të palës maqedonase dhe Cougar i Ministrisë së Mbrojtjes, edhe mëngjesin e sotëm vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive.

Shkak për këtë janë edhe temperaturat e larta që favorizojnë përhapjen e flakëve në kullota e bimësi të ulët. Punonjësit që po merren me shuarjen e flakëve janë të ndarë në 3 grupe me qëllim izolimin e flakëve para se të depërtojnë në sipërfaqet me ah, që i përket zonës tonë të mbrojtur.

Ajo çfarë e bën tejet të vështirë punën e punonjësve të shërbimit zjarrfikës, të ushtrisë, policisë, zonave të mbrojtura dhe emergjencave civile është terreni tejet i thyer malor duke mos lejuar mjetet zjarrfikëse të shkojnë deri në afërsi të vatrave të zjarrit.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme