Kronika 12 August 2024, 12:25 Nga VNA

Arrestohet  punonjësi i Rinasit, vidhte para dhe sende me vlerë nga bagazhet

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet  punonjësi i Rinasit, vidhte para dhe sende me vlerë
  • Policia e Rinasit apelon të gjithë pasagjerët, që për arsye sigurie, paratë dhe sendet me vlerë t’i mbajnë në çantat e dorës, jo në bagazhet e stivës, pasi kompanitë ajrore nuk mbajnë përgjegjësi për to, dhe i fton të denoncojnë çdo indicie që kanë për këtë paligjshmëri.

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një nga punonjësit e bagazheve në aeroport, pasi akuzohet për vjedhjen e sendeve me vlerë nga bagazhet e pasagjerëve, ndërsa për një tjetër ka nisur procedimi penal. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas kanë konstatuar pranë kontejnerëve ku ndërrohen punonjësit e bagazheve, njërin nga punonjësit, teksa fshihte bizhuteritë e vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve. Gjatë kontrollit në hapësirën ku mbanin sendet personale, shtetasi L. Z. dhe punonjësi tjetër i bagazheve, shtetasi M. S., janë gjetur 1250 euro dhe bizhuteri të tjera, të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve të cilat janë sekuestruar nga Policia. Policia e Rinasit apelon të gjithë pasagjerët, që për arsye sigurie, paratë dhe sendet me vlerë t’i mbajnë në çantat e dorës, jo në bagazhet e stivës, pasi kompanitë ajrore nuk mbajnë përgjegjësi për to, dhe i fton të denoncojnë çdo indicie që kanë për këtë paligjshmëri. Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një nga punonjësit e bagazheve në aeroport, pasi akuzohet për vjedhjen e sendeve me vlerë nga bagazhet e pasagjerëve, ndërsa për një tjetër ka nisur procedimi penal. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas kanë konstatuar pranë kontejnerëve ku ndërrohen punonjësit e bagazheve, njërin nga punonjësit, teksa fshihte bizhuteritë e vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve. Gjatë kontrollit në hapësirën ku mbanin sendet personale, shtetasi L. Z. dhe punonjësi tjetër i bagazheve, shtetasi M. S., janë gjetur 1250 euro dhe bizhuteri të tjera, të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve të cilat janë sekuestruar nga Policia. Policia e Rinasit apelon të gjithë pasagjerët, që për arsye sigurie, paratë dhe sendet me vlerë t’i mbajnë në çantat e dorës, jo në bagazhet e stivës, pasi kompanitë ajrore nuk mbajnë përgjegjësi për to, dhe i fton të denoncojnë çdo indicie që kanë për këtë paligjshmëri.

Njoftimi i Policisë PKK Rinas/Policia Kufitare, plan të detajuar masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të vjedhjes së sendeve me vlerë, nga bagazhet e pasagjerëve.

Si rezultat i kontrolleve intensive, Policia Kufitare ka vënë në pranga njërin prej autorëve të dyshuar të vjedhjeve dhe ka nisur procedimi penal për tjetrin, të dy punonjës bagazhesh në aeroport. Sekuestrohen një shumë eurosh dhe bizhuteri, të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve. Në zbatim të një plani të posaçëm masash, të hartuar nga Policia Kufitare e PKK Rinas, me qëllim parandalimin e rasteve të vjedhjes së sendeve me vlerë nga bagazhet e pasagjerëve dhe zbardhjen e rasteve të kryera më parë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas kanë konstatuar pranë kontejnerëve ku ndërrohen punonjësit e bagazheve, njërin nga punonjësit, shtetasin L. Z., teksa fshihte bizhuteri të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve. Më tej, është kryer kontroll në hapësirën ku mbanin sendet personale, shtetasi L. Z. dhe punonjësi tjetër i bagazheve, shtetasi M. S.. Aty janë gjetur 1250 euro dhe bizhuteri të tjera, të dyshuara të vjedhura nga bagazhet e pasagjerëve. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi L. Z., 19 vjeç, dhe është proceduar në gjendje të lirë, për të njëjtën vepër penale, shtetasi M. S., 24 vjeç, të dy banues në Krujë. Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove dhe bizhuteritë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme