Kronika 13 August 2024, 13:40 Nga VNA

Humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikë dentare, Italia kërkon të dhëna për aktekspertizën

Ndaje në Whatsapp
Humbi jetën pas ndërhyrjes në klinikë  dentare, Italia

Italia kërkon të dhëna shtesë nga Prokuroria e Tiranës për të përfunduar aktekspertizën dhe përcaktuar shkakun e vdekjes së 3-vjecarit Brian Spahiu, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes dentare në klinikën private të mjekut Roland Xhaxho.

Prokurorja e cështjes kërkoi që ekspertiza të kryhej nga ekspertë të huaj, për shkak se sipas institucionit të akuzës, akti i parë i ekspertizës i kryer nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ishte i paplotë dhe për rrjedhojë konkluzioni i pasaktë. Prokuroria shkoi edhe më tej, teksa theksoi se mungonin ekspertët e fushës për të dhënë përgjigje për të gjitha cështjet e ngritura, si dhe ngrinte dyshime për konflikt interesi, përderisa nën hetim janë mjekë, që mund të ushtrojnë ndikim.

Për këto arsye, prokuroria vendosi t’i drejtohej me letërporosi Italisë, por ekspertët atje kanë kërkuar informacion shtesë për rastin, pasi argumentojnë se duke patur të gjithë të dhënat, do të mund të dalin në konkluzion të saktë. Burime pranë prokurorisë thanë për VNA se iu kanë vënë në dispozicion të dhënat e kërkuara përmes e-mailit dhe presin konkluzionet e aktit.

Më herët, ekspertët e IML-së përcaktuan se Spahiu humbi jetën nga mbidoza e narkozës. “Shkaku i vdekjes ka qenë dhënia e lëndës anestetike që ka sjellë vuajtjen qelizore të thellë me mekanizmin e insuficiencës multiorganore të parikthyeshme”, theksohej në aktekspertizë.

Vogëlushi humbi jetën në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor 2023, pasu kishte bërë ndërhyrjen në klinikën private të mjekut Xhaxho. Si Roland Xhaxho ashtu dhe e bija Ina kanë mohuar akuzat.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme