Kronika 13 August 2024, 18:40 Nga VNA

“Fjalët i merr era”, nëse përgjegjësit nuk ndëshkohen

Ndaje në Whatsapp
“Fjalët i merr era”, nëse përgjegjësit nuk

Vrasja e Englantin Progës, babait të dy fëmijëve në Pogradec, ka shkaktuar një tronditje të fortë në opinionin publik, pasi dyshimet se policia është përpjekur ta fshehë ngjarjen e të shpëtojë autorët e krimit, sa vijnë e shtohen.

Gjithkush që ka patur në dorë, një celular apo është gjendur para një kompjuteri ka hedhur një status në facebook, duke shprehur revoltë, indinjim. Nuk kanë munguar as mallkimet e fyerjet.

Sigurisht të gjitha këto janë legjitime, kur jemi para faktit se babai i dy fëmijëve është rrahur deri në vdekje, se nuk pranoi të dorëzonte paratë e xhiros një gjobëvënësi, që flitet se ka lidhje të ngushta në polici e gjetkë.

Por përtej fjalëve, që I merr era, duhet të kërkojmë veprime konkrete.

1. Cili është punonjësi i sallës operative që mori I pari njoftimin?

2. Cili officer mbërriti I pari në vendngjarje? Kush është eksperti kriminalist që mblodhi provat e krimit? kush I pyeti dëshmitarët?

3. Kur u njoftua prokurorja e cështjes? Për cfarë vepre penale u referua ngjarja?

4. Përse në fillim u raportua si një ngjarje e zakonshme? Çfarë thonë ekspertët e mjekësisë ligjore për shkakun e vdekjes?

5. Cfarë u tha në seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit si autor I vrasjes dhe 3 personave të tjerë që e mbështetën?

Për tu dhënë përgjigje gjithë këtyre pyetjeve nevojitet një hetim I thellë dhe I pandikuar. Nevojitet që zyrtarët lokalë të policisë të qëndrojnë larg dosjes, e hetimin e saj ta marrë në duar një grup I specializuar nga qendra.

Të garantohet prania e pëfaqësuesve të Avokatit të Popullit, por edhe avokatit të zgjedhur nga familja në një hetim që të identifikojë përgjegjësit dhe arsyet që u tentua manipulimi I ngjarjes.

Në të kundërt cdo fjalë të thënë sot e merr era. Përgjegjësit mund të vijojnë ta bëjnë sërish të njëjtin krimi, apo edhe më të rëndë, nëse nuk ndëshkohen me forcën e ligjit.

Institucionet e drejtësisë ja kanë këtë borxh Eglantinit, fëmijëve dhe familjes së tij. Ja kanë borxh shoqërisë që qytetarët të ndihen të sigurt.

Video

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme