Kronika 15 August 2024, 09:48 Nga VNA

Homazhe për Englantinin/ E motra: Betohem që drejtësinë do e sjell me çdo kusht

Ndaje në Whatsapp
Homazhe për Englantinin/ E motra: Betohem që drejtësinë do e

Në vendin ku ndërroi jetë Englantin Proga u zhvilluan homazhe, ku u mblodhën qytetarë të shumtë. Pasi vendosën qirinj familjarët e Eglit bën apel për drejtësi, që autorët të vihen para drejtësisë.

E motra e Englantinit lexoi një fjalim ku bën thirrje që të dali e drejta dhe dhunuesit e vëllait të saj të përfundojnë në burg.

Fjalimi

Ju falënderoj që jeni këtu në vendin ku mori frymë për herë të fundit vëllai im Eglantini. Unë jam motra e tij por që kur ditën që Egli mbeti i pajetë, pasi jetën ia morën barbarët e këtij qyteti, unë do të jem mbrojtësja e tij. Do ta mbroj tani pas vdekjes pasi nuk isha këtu për ta mbrojtur për së gjalli. Shumëkujt mund ti dukem e vogël, e pafuqishme, e dëshpëruar, e pashpresë apo thjesht një hallexheshë me të zeza. Por ju betohem juve që jeni këtu, edhe atyre që fshihen skutave se drejtësinë do ta sjell me çdo kusht.

Se ja kam borxh vëllait tim, vetes dhe gjithë familjes sime. Nuk dua që të përfitoj askush nga vëllai im, nuk dua që të politizohet vdekja e tij. Nuk dua të hidhërohet askush më shumë se unë, se familja ime për të. Do të pranoj ndihmën e të gjithëve derisa drejtësia të vihet në vend dhe vëllai im ta shoh nga varrezat ku e kanë vendosur. Kriminelat që i kanë mbyllur gojën këtij qyteti dhe vëllait tim duke i mbyllur jetën do të shkojnë në burg të gjithë pa asnjë përjashtim.

Si ata plehra që e dhunuan dhe ja morën shpirtin këtu, si ata të pashpirtët e tjerë që kërkuan ta mbyllin këtë vrasje makabre me heshtje apo me letra, kam vetëm një kërkesë për të gjithë ata që më dëgjojnë sot, për pogradecarët: Flisni, mos kini frikë, tregoni të vërtetat tuaja për banditët që morën jetën e Eglit, dëshmoni se ata mund të vrasin vëllezërit tuaj nëse shpëtojnë paq. Tregoni kush i mbron, kush janë kriminelët pas tyre. Kërkoj nga sistemi i drejtësisë, avokatë, prokurorë, gjyqtarë, këtë herë nuk ka para, nuk ka miq, nuk ka ndërhyrje dhe nuk ka taraf. Mos bëni gabimin dhe ta godisni me shkelm a me grushta vëllain tim siç bën me grushta barbarët. Kërkoj vetëm drejtësi dhe asgjë tjetër, por jo vetëm si shprehje, e kërkoj si vepër. E kërkoj që sot, i bëj thirrje të gjithë avokatëve dhe juristëve të Shqipërisë të vijnë dhe të mbrojnë Eglin bashkë me mua.', tha ajo.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme