Kronika 15 August 2024, 21:54 Nga VNA

Shfrytëzonte postin për t'u vënë gjoba bizneseve, arrestohet shefi i sektorit kundër trafiqeve dhe narkotikëve në Policinë e Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Shfrytëzonte postin për t'u vënë gjoba bizneseve,

Shefi Sektorit kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Gazmir Preçi, është arrestuar pasi dyshohet për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në hetimin e bërë nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe SPAK, Preçi duke shfrytëzuar funksionin i ka kërkuar 20 mijë euro dhe ka marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit.

Policia ka sekuestruar vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës - Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), pas hetimeve intensive të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Kryekomisar G.P., me detyrë Shef Sektori kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale "Shpërdorim detyre" dhe "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Arrestimi i tij u bë i mundur, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke aplikuar metoda speciale, si rezultat i të cilave u siguruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit.

 

Në përfundim të veprimeve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale vlera monetare prej 10 mijë euro, dokumenta që lidhen me ngjarjen dhe dy aparate telefonikë celularë.

 

Hetimet vijojnë pë dokumentimin e plotë me prova ligjore, si dhe identifikimin e punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme