Kronika 16 August 2024, 20:29 Nga VNA

Protesta në autostradën Thumanë-Kashar/ Banorët përplasen sërish me policinë, një protestuesi i ra të fikët

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës nuk i ndahen kërkesës së tyre për të pasur akses në autostradën Thumanë-Kashar. Ata kanë protestuar sërish ditën e sotme ku nuk kanë munguar edhe përplasjet me policinë.

Qytetarët çanë kordonin e Policisë dhe bllokuan disa minuta autostradën. Gjatë shtyrjeve me policinë, një prej protestuesve i ka rënë të fikët dhe kjo ka sjell agravimin e situatës.

Ata shprehen të bindur në kërkesën e tyre duke mos u tërhequr deri në plotësimimin e tyre. Kjo ishte protesta e 6 e banorëve të Thumanës, me thirrjet ndaj autoriteteve për të patur akses në autostradën Thumanë-Kashar.

Rruga Thumanë - Kashar është ndërtuar tërësisht me fondet e kompanisë private Gener 2. Edhe pse i kanë dalë disa herë në krah protestës se banorëve, asnjë nga drejtuesit apo deputetët e PD nuk e përmend emrin e kësaj kompanie me pronar  Bashkim Ulaj.

Pagesa për këtë rrugë është 270 lek të reja. Edhe pse pretendohet se është totalisht investim privat, kompania Gener 2 kompensohet nga shteti shqiptar nëse në rrugën Thumanë - Kashar nuk kalojnë 28 mijë mjete në ditë. Kompensimi kap shifrën e 8 milionë eurove.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme