Kronika 16 August 2024, 15:06 Nga VNA

Arrestohet punonjësi i policisë, posedonte lëndë narkotike

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet punonjësi i policisë, posedonte lëndë narkotike

Është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike.

Eshtë ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.

Njoftim paraprak për median

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (ShKBB), mbi bazën e të dhënave nga inteligjenca operative, ka konstatuar dhe arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. K në IEVP Peqin, sepse gjatë futjes në ambientet në orarin zyrtare posedonte lëndë të dyshuar narkotike.

Për këtë arsye në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ushtruar kontroll në banesën e tij në të cilën është gjendur një sasi tjetër e dyshuar lëndë narkotike.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje për punonjës ose të dënuar/paraburgosur të përfshirë.

Materialet procedurale u referuan në në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Vazhdon monitorimi për goditjen e veprimtarisë së futjes së sendeve të jashtë ligjshme në të gjitha IEVP-të, ku nuk do tolerohet asnjë rast i cili njollos punën e përkushtuar të policisë së burgjeve.

Video

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sot shënohen dy vite nga tragjedia e 1 nëntorit 2024 në Novi Sad të Serbisë, ku shembja e një strehe betoni në stacionin hekurudhor u mori jetën 16 personave. Pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarë të shumtë u mblodhën sot në vendin e tragjedisë, ku vendosën lule dhe ndezën qirinj në kujtim të viktimave. Ngjarja shkaktoi protesta masive kundër qeverisë serbe. Edhe dy vite më pas, qytetarët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, hetim të plotë të tragjedisë dhe ndëshkimin e personave përgjegjës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme