Kronika 17 August 2024, 11:15 Nga VNA

E mashtruan se do ta çonin me makinë nga Shkodra për në Mal të Zi, dy të rinj dhunojnë pakistanezin dhe i vjedhin lekët

Ndaje në Whatsapp
E mashtruan se do ta çonin me makinë nga Shkodra për në

Një shtetas pakistanez është mashtruar nga dy të rinj duke i thënë se do ta transportonin me automjet në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin ilegalisht të kufirit për në Mal të Zi.

21-vjeçari Nazo Sulaj dhe 26-vjeçari Elvis Çobo, e kanë dhunuar refugjatin i morën lekët që pakistanezi kishte me vete dhe e zbritën në Fier.

Pakistanezi ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të rinjtë janë arrestuar.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit nga spitali rajonal i Fierit, se emigranti ishte paraqitur për mjekim, kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes duke vendosur në pranga dy të rinjtë.

“Këta 2 shtetas dyshohet se kanë marrë në automjet nga Gjirokastra, 1 emigrant nga Pakistani duke e mashtruar se do ta transportonin në Shkodër, për të kaluar ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Më pas ata e dhunuan, i morën paratë dhe e zbritën në rrugë në Fier”, njoftimi i policisë.

Ndërkohë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale eurot që i morën me dhunë emigrantit, dy celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin dy të rinjtë e arrestuar.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme