Kronika 17 August 2024, 10:34 Nga VNA

Çfarë fshihet pas vrasjes së mbrëmshme? Gazetari Berat Buzhala: Ka lidhje me një rast pedofilie në Luginën e Preshevës

Ndaje në Whatsapp
Çfarë fshihet pas vrasjes së mbrëmshme? Gazetari Berat

Gazetari Berat Buzhala në një postim në facebook ka hedhur dyshime për ngjarjen e ndodhur në Ferizaj, ku mbeti i vrarë xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani. Buzhala shkruan se para dy vitesh një person i ka treguar një rast pedofilie të tmerrshëme që i ka ndodhur bashkëshortes së tij në Luginën e Preshevës, kur ajo ishte 10 vjeçe.

Gazetari më tej shkruan se ka komunikuar edhe me viktimin dhe se për këtë rast kishte pasur një kallëzim në polici. Por lidhjet e fuqishme politike e kanë shpëtuar nga dënimi dhunuesin.

Buzhala shprehet se posedon kallëzimin dhe se ai rast ka lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëm në Ferizaj.

“Para dy viteve një person që jeton në Perëndim ma ka tregu nje rast te tmerrshem qe i ka ndodhe bashkeshortes se tij ne Lugine te Presheves.  Nje monstrum pedofil e kishte dhunu ate, dhe jo vetem ate, kur ajo i ka pase vec 10 vjet. Dikund ne mal. Pata komuniku edhe me viktimen.  Dhunuesi kishte dale me lidhje te fuqishme politike. Sido qe te jete kunder dhunuesit ka kallxim penal ne Serbi, te cilin e posedoj, por kurgjo nuk eshte ndermarre kunder tij. Ka lidhje me zhvillimet e nates se sontshme” – shkruan Buzhala

Kujtojmë se Polici ka qëlluar për vdekje me armë bashkëshortin e tezes së tij 89-vjecarin Sadri Sadriu. Njëkohësisht mësohet se viktima është edhe xhaxhai i bashkëshortit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme