Kronika 3 May 2025, 14:35 Nga VNA

Konflikti me armë në Laç/ Plagosen 5 persona, e pëson edhe shitësja ambulante në trotuar

Ndaje në Whatsapp
Konflikti me armë në Laç/ Plagosen 5 persona, e pëson edhe

Rëndohet bilanci i të plagosurve nga të shtënat me armë  në qytetin e Laçit, duke shkuar në 5. Plumbat kanë kapur edhe një shitëse ambulante që ndodhej në trotuar.

Të plagosurit janë Angjelina Gjezaj, Liridon Ismalaj, Amarildo Ndoj, Danjel Gjeloshi dhe Geraldo Keberi.

Ata janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa mësohet se dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të komisariatit të policisë së Laçit. Gruaja ka qenë duke shitur qirinj për besimtarët që shkojnë te Kisha e Lacit, ndërsa autori ka qëlluar me kallashnikov.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme