Kronika 2 May 2025, 17:46 Nga VNA

Nuredin Dumani: Florenc Çapja më ofroi 200 mijë euro për “kokën” e Sokol Sanxhaktarit

Ndaje në Whatsapp
Nuredin Dumani: Florenc Çapja më ofroi 200 mijë euro për

Vrasësi me pagesë Nuredin Dumani, që mban statusin e të penduarit të drejtësisë, ka akuzuar Florenc Çapjan se i ofroi shumën prej 200 mijë eurosh për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, dhëndrrin e ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Dumani deklaroi se vrasja nuk u krye, pasi Sanxhaktari u arrestua. Sipas tij, informacionet për të do t’ia jepte Bledar Muça, lidhje e Çapjave dhe Festim Coli.

Dumani deklaroi në gjykatë se me Florenc Çapjan u prish për shkak se ai kërkoi të pajtohet me Talo Çelën dhe aty, thotë i penduari, që dyshoi se ata ishin bashkë.

“Marrëdhënia me Florencin dhe Bledarin (Bledar Muçën) u prish për shkak se gjatë një takimi të fundit, ai më tha: ‘Pse nuk pajtohesh me Talo Çelën?’

Unë dyshova se këto janë bashkë, Florenci me Talon. Isha fiks mbrapa shtëpisë së Çapjave, tek tokat e tyre. Më pas folëm në SKY. I thashë: ‘S’jemi më as miq, po shpresoj as armiq…’. Më tha: ‘Pse, çfarë bëra…?’ Unë e pyeta: ‘Meqë më the të bëhesha mik me Talon, po ti pse nuk bëhesh mik me Suel Çelën?’”, deklaroi Dumani.

I penduari deklaroi gjithashtu se makinën që u përdor për vrasjen e Shkozës në Durrës ia dha Florenc Çapja.

“Ai ia dha Elio Bitrit, që ma solli te bishti i Zhurit. Do t’i ktheja një makinë tjetër. Ishte një Benz Class i errët. Ia kanë lyer xhamat me spraj.

Florenci e pa në TV kur ishte djegur dhe më ka shkruar. Ia konfirmova, që ajo ishte. Ai më tha: ‘Mendova se do bëje ndonjë surprizë këtej nga ne’, dmth që do godisja andej”, përfundoi Dumani.

Njoftimi i Policisë:

Ekstradohet nga Dubai, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

44-vjeçari, i akuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Elbasanit, si porositës i 3 vrasjeve.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve, me partnerët e Policisë së Shtetit, nëpërmjet strukturave të INTERPOL-it, në kuadër të fazës së radhës të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua me sukses arrestimi për herë të dytë në Dubai dhe ekstradimi në Shqipëri, i të shumëkërkuarit ndërkombëtarisht, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit F. Ç., 44 vjeç, të lindur në Elbasan.

44-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga GjKKO-ja, në vitin 2022, për veprën penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe nga Gjykata e Elbasanit, në vitin 2021, për veprat penale ”Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ekstradimi i shtetasit të shumëkërkuar F. Ç., dëshmi e bashkëpunimit shumë të mirë të Policisë së Shtetit

me partnerët ndërkombëtarë.

Policia e Shtetit mbetet maksimalisht e angazhuar, për vijimin e operacioneve policore me objektiv lokalizimin, kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme