Kronika 1 May 2025, 20:31 Nga VNA

Vrasja e Gjovalin Prendit, zbardhet dëshmia e Ardian Gjeloshit: Isha në shtëpi, kur ndodhi vrasja. Makina e krimit u vodh në janar

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Gjovalin Prendit, zbardhet dëshmia e Ardian Gjeloshit: Isha

Ardian Gjeloshi, i cili i mbijetoi një atentati në biznesin e tij në Gurrëz të Kurbinit, por që në atë ngjarje mbeti i vrarë ekonomisti i firmës së tij, Selman Mihana, 70-vjecar, është ndër personat e parë të shoqëruar pas vrasjes së Gjovalin Prendit në fshatin Pllanë të Lezhës. Gjeloshi është pyetur për shkak të konflikteve që kishte me Roan Brahimin (Sidorel Prendi) të cilin e dyshonte si një nga personat që organizoi atentatin ndaj tij.

Viktima Gjovalin Prendi është babai i Roan Brahimit, edhe ky i ekzekutuar me 9 maj të 2024 në Athinë. Ardian Gjeloshi ka deklaruar se ndodhej në banesën e tij kur ka ndodhur krimi dhe se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e 64-vjecarit Prendi. Ai ka dorëzuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së banesën, për të provuar alibinë e tij e për këtë arsye është lënë më pas i lirë. Burimet thanë se banesa e tij ishte kthyer në një “burg” që monitorohej nga dhjetra kamera sigurie të instaluara pasi ai i mbijetoi atentatit në Gurrëz. Policia ka verefikuar po ashtu se djali i tij ndodhet në Dubai, ndërsa ka ushtruar kontroll në disa banesa të familjes Gjeloshi.

Familjarët e Roan Brahimit akuzojnë Ardian Gjeloshin për vrasjen e të afërmit të tyre. Policia ende nuk ka të dyshuar, ndërsa po heton konfliktet që kishte Roan Brahimi me disa grupe kriminale, përfshirë dhe Ervis Martinaj, mbretin e kumarit të zhdukur pa gjurmë. Ndërsa është verefikuar që makina e përdorur nga ekzekutorët është vjedhur në Peqin në muajin janar. Armët e krimit nuk janë gjetur, pavarësisht kërkimeve në zonë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme