Kronika 1 May 2025, 12:12 Nga VNA

"Do djeg makinën e policisë. Motrën shtetit…". Video në tik-tok që dërgoi në pranga 24-vjeçarin

Ndaje në Whatsapp
"Do djeg makinën e policisë. Motrën shtetit…".

“Po e bëj këtë video që t’ju tregoj se në datën 1 maj do të djeg makinën e policisë. Në 12:00 të natës, 5 euro benzinë, 1 euro çakmak, ja q* motrën shtetit…”. Kjo video e shpërndarë në rrjetin social tik-tok ka vënë në alarm policinë. Në pranga brenda disa orësh, përfundoi 24-vjecari Denis Farruku i dyshuar për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”

“Në një prej videove, ky shtetas u bënte thirrje qytetarëve që të shikonin dhe të ndiqnin momentin e djegies së një makine të Policisë së Shtetit, duke promovuar publikisht një akt të rëndë dhune dhe duke tentuar të nxisë reagime të rrezikshme në publik”, njoftoi policia.

Sipas Policisë së Shtetit, Drejtoria e Antiterrorit po ndjek çështjen në vijimësi, duke vlerësuar ndikimin dhe rrezikshmërinë e mesazheve të shpërndara në rrjet.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme