Kronika 29 April 2025, 18:53 Nga VNA

Operacion “Top Sekret”/ Forca të shumta policie në Ksamil, në terren edhe FNSH

Ndaje në Whatsapp
Operacion “Top Sekret”/ Forca të shumta policie në Ksamil,

Që nga mbrëmja e të hënës, dhjetëra forca policore kanë mësyrë në qytezën e Ksamilit. Bëhet fjalë për një operacion “Top-Sekret” që po zhvillohet nga forcat operacionale, ato të FNSH në bashkëpunim me policinë e Sarandës.

Sipas informacioneve, policia është vënë në ndjekje të disa personave me rrezikshmëri të lartë, të cilët ende nuk janë lokalizuar. Dy furgonë me efektivë të FNSH po krehin zonën nga Ksamili deri në Butrint, ndërkohë që janë ngritur edhe pika kontrolli në hyrje-daljet e qytezës.

Agjentë ndërkohë prej paradites së sotme po këqyrin kamerat e sigurisë në disa biznese për të lokalizuar të dyshuarit. Hyrje-daljet po kontrollohen nga efektivë të forcave “Shqiponja” ndërkohë që operacioni pritet të shtrihet deri në kufirin shqiptaro-grek në Bashkinë Konispol.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme