Kronika 29 April 2025, 11:54 Nga VNA

Mandati i Aida Hajnajt drejt përfundimit, KLP diskuton shkresën e saj mes garës për drejtuesin e ri të BKH

Ndaje në Whatsapp
Mandati i Aida Hajnajt drejt përfundimit, KLP diskuton shkresën e saj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të diskutojë në mbledhjen e kësaj të marte një shkresë të dërguar nga Aida Hajnaj Veizaj, drejtuese e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Hajnaj përfundon mandatin e saj më 31 gusht 2025, ndërkohë që SPAK ka hapur garën për zgjedhjen e pasuesit të saj.

Në ligj përdoret termi “riemërim”, çka duket se ka krijuar një ngërç juridik dhe, sipas burimeve, zonja Hajnaj pretendon të ketë të drejtën për një mandat të dytë. Megjithatë, ligji parashikon që drejtuesi i BKH-së të zgjidhet përmes një procesi të strukturuar, ku kandidatët kalojnë disa faza vlerësimi.

SPAK ka hapur zyrtarisht garën për drejtuesin e ri të BKH-së dhe afati për dorëzimin e dokumentacionit për kandidatët përfundon më 8 maj. Komisioni përzgjedhës përbëhet nga drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, dhe prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme