Kronika 29 April 2025, 13:18 Nga VNA

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim çështjen ndaj avokatit Radovan Çela, i akuzuar në dosjen “Toyota Auris”

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Posaçme kalon për gjykim çështjen ndaj

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim çështjen penale ndaj avokatit Radovan Çela, i cili është marrë i pandehur në lidhje me dosjen e njohur si “Toyota Auris”.

Gjatë seancës, Çela kërkoi gjykim të shkurtuar, por trupa gjykuese do të shprehet më 12 maj lidhur me pranimin ose jo të kësaj kërkese.

Çela dyshohet për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë, pasi dyshohet se ka ofruar para me qëllim ndikimin në vendimmarrjen e tyre në favor të të pandehurve të dosjes “Toyota Auris”, ku në Portin e Durrësit u sekuestruan 3.4 milionë euro.

Në të njëjtën çështje është arrestuar edhe ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili është në pritje të vendimit të gjykatës. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim ish-oficerja e gjyqësorit Erjona Daupaj dhe biznesmeni Astrit Vladi.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme