Kronika 30 April 2025, 12:43 Nga VNA

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës. SPAK prova të reja në gjyqin ndaj kopshtarit Bexhdili, bisedat në SKy ECC

Ndaje në Whatsapp
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës. SPAK prova të reja në

SPAK paraqet prova të reja në procesin ndaj Festim Bexhdilit, kopshtarit të Golden Resort në pronësi të Altin Hajrit, nga garazhi i të cilit u zhduk trupi i pajetë i Jan Prengës në 2020. Bëhet fjalë për komunikimet në aplikacionin e koduar Sky ECC mes të pandehurve, Dritan alias Gramoz Rexhepi, Gentian Doci Funiqi dhe Altin Hajri. Avokati kërkoi kohë që të njihet me këto prova të reja dhe më pas të mbajë qëndrimin e tij.

Bexhdili u dënua me burgim të përjetshëm për akuzën e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës, por Gjykata e Lartë e ktheu dosjen për rigjykim në Apel. Për rrëmbimin e zhdukjen e babait të tre fëmijëve janë duke u gjykuar në dy procese të ndara, Altin Hajri dhe në një tjetër, Dritan Rexhepi, Gentian Doci Funiqi, Martin Bleta, Artan Docaj, Korado Gështenja dhe Aldo Majnishta.

Jan Prenga u rrëmbye në 2020 në Kamzë nga 4 persona, pasi në Britaninë e Madhe vëllai i tij kishte grabitur një sasi të madhe droge në një port atje.

Vëllai i pengut ktheu një sasi të madhe droge dhe pagoi shumë para, por trupi i Jan Prengës nuk u kthye tek familja. Kërkimet e policisë për gjetjen e trupit të Prengës nuk kanë dhënë rezultat.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme