Kronika 1 May 2025, 13:40 Nga VNA

Tritol banesës për të përfituar azil, policia arreston xhaxhain dhe nipin

Ndaje në Whatsapp
Tritol banesës për të përfituar azil, policia arreston

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur lagjen “Partizani” në qytetin e Elbasanit, rreth orës 00:05 të datës 1 maj 2025. Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të banesës së shtetasit A.P., ku dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël eksplozivi.

Në momentin e shpërthimit, në banesë nuk ndodhej asnjë person, ndërsa pasojat kanë qenë vetëm materiale. Banorët e zonës janë shprehur të shqetësuar, duke deklaruar se janë trembur nga zhurma e fortë e shpërthimit.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shpërthimi është inskenuar nga vetë pronari i banesës me qëllim përfitimin e azilit politik. Ai është larguar drejt Greqisë së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën, ndërsa dyshohet se nipi i tij ka vendosur lëndën plasëse në derën e apartamentit.

Policia ka vënë në pranga dy persona të përfshirë në këtë ngjarje: xhaxhain dhe nipin, të cilët akuzohen për inskenimin e shpërthimit dhe rrezikimin e rendit publik.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme