Kronika 2 May 2025, 10:32 Nga VNA

Vrasje në Shkodër! Turisti vret bashkëshorten, më pas tenton vetëvrasjen!

Ndaje në Whatsapp
Vrasje në Shkodër! Turisti vret bashkëshorten, më pas tenton

Një ngjarje e rëndë kriminale u regjistrua në Shkodër. Një turist ka vrarë bashkëshorten dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen. Ai ndodhet në gjendje të rëndë.

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkodër. Krimi ka ndodhur në një shtëpi që çifti amerikan kishte prenotuar përmes Airbnb në qendër të qytetit të Shkodrës. Çifti, sipas hetuesve, është zënë dhe më pas burri, Brandon Saporito 57 vjeç e ka goditur për vdekje gruan Sandra Holley, 53 vjeç me thikë dhe shishe birre.

 

Më herët në Shqipëri, një shtetas palestinez, Fadi Alwan, vrau me thikë vajzën e tij, Rayyan Alwan, ndërsa një mësues amerikan vrau partneren e tij, dy qentë dhe më pas u vetëvra.

Njoftimi

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në rrugën "At Shtjefën Gjeçovi", në një banesë të marrë me qira, dyshohet se është vrarë me mjet prerës, shtetasja amerikane, S. S.

Në banesë u gjet bashkëjetuesi i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet se është autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta, në duar, me mjete prerëse.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme