Kronika 2 May 2025, 16:59 Nga VNA

Çifti i bashkëshortëve turistë amerikanë në Shkodër që kishin vendosur të jetonin në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Çifti i bashkëshortëve turistë amerikanë në

 

Sandra Holley, 53 vjeç, dhe bashkëshorti i saj Brandon Saporito, shtetas amerikanë, kishin mbërritur prej disa ditësh në Shqipëri për pushime.

Ata ishin vendosur në një shtëpi me qira në Shkodër. Deri sa të premten, rreth orës 10:15, policia u njoftua për një vrasje të dyshuar në rrugën "At Shtjefën Gjeçovi".

“Në banesë u gjet bashkëshorti i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe kishte dëmtime të lehta në duar nga mjete prerëse,” njoftoi policia.

Nga rrjetet sociale dhe fotot e publikuara, çifti dukej i lumtur. Në fotot e publikuara dukeshin që Shqipëria ishte vendi i preferuar prej tyre, aq sa kishin vendosur të jetonin këtu. Nga Tirana, Kruja e deri në Shkodër, çifti shijonte shëtitjet, ushqimin, kulturën derisa sot gjithçka ka ndryshoi.

Bashkëshorti, sipas raportimeve policisë, në gjendje të dehur ka kryer vrasjen.

Duke dhënë fund jetës së bashkëshortes së tij, Sandra Holley 53 vjeçe.

Një histori me fund aspak amerikan....

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme