Kronika 2 May 2025, 16:11 Nga VNA

Vrasjet e grave të huaja në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Vrasjet e grave të huaja në Shqipëri

Gjatë 11 muajve të fundit, tre gra me shtetësi të huaj janë vrarë në Shqipëri, në qytetet e Tiranës dhe Shkodrës. Rasti më i fundit ndodhi të premten, kur një shtetas amerikan vrau gruan e tij në një banesë me qira në Shkodër dhe më pas tentoi vetëvrasjen.

Mësuesi amerikan

Në gusht të vitit 2024, shtetasi amerikan Matthew James Wertz mbyti me litar bashkëshorten e tij, shtetasen indoneziane Saraigh Indiah Lilis Sartika. Ai gjithashtu vrau dy qentë me një shkop bejsbolli dhe më pas u vetëvar në banesën ku jetonin prej vitesh. Wertz jetonte dhe punonte në Shqipëri dhe çifti nuk kishte shfaqur më parë probleme. Para se të kryente krimin, ai kishte lënë një letër ku kërkonte falje për familjen: “Më falni, nuk ia dola dot”, shkruante ndër të tjera mësuesi 55-vjeçar.

Palestinezi vret vajzën

Më 19 shkurt 2025, Fadi dhe Rayyan Alwan, baba e bijë, mbërritën në Rinas. Ata morën me qira një apartament në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë. Trupi i pajetë i vajzës u zbulua më vonë nga qiradhënësja. Hetuesit dyshojnë se Fadi Alwan e vrau vajzën brenda një periudhe tre-ditore dhe më 22 shkurt udhëtoi drejt Greqisë, pastaj në Holandë dhe në fund në Liban. Ai është arrestuar në Liban dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë nga Interpol Beiruti. Prokuroria po heton për të zbardhur motivet e krimit.

Çifti amerikan

Sandra Holley, 53 vjeç, dhe bashkëshorti i saj Brandon Saporito, shtetas amerikanë, kishin mbërritur prej disa ditësh në Shqipëri për pushime. Ata ishin vendosur në një shtëpi me qira në Shkodër. Të premten, rreth orës 10:15, policia u njoftua për një vrasje të dyshuar në rrugën "At Shtjefën Gjeçovi".

“Në banesë u gjet bashkëshorti i saj, shtetas amerikan, i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes. Ky shtetas u shoqërua në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte në gjendje të dehur dhe kishte dëmtime të lehta në duar nga mjete prerëse,” njoftoi policia.

Nga rrjetet sociale dhe fotot e publikuara, çifti dukej i lumtur. Policia po vijon hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme