Kronika 2 May 2025, 12:40 Nga VNA

I shumëkërkuari Florenc Çapja ekstradohet drejt Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
I shumëkërkuari Florenc Çapja ekstradohet drejt

Ekstradohet nga Dubai një prej emrave më të njohur të botës së krimit. Florenc Çapja, është nipi i Ardian Çapjas i cili është dënuar si bashkëorganizator në vrasjen Nezir e Gentian Beqirit, babë e bir në shtëpinë e tyre në Elbasan. Çapja njihet si kundërshtar i përbetuar I Suel Çelës, organizata e të cilit u godit nëntorit e 2024 nga SPAK.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me burg përjetë   Ardian dhe Florenc Çapjan si dhe Olsi Lekun.

Është dënuar me 15 vite burg, Ervis Bardhi i penduar, 25 vite burg për Klajdi Dekollin, si dhe 25 vite burg për Etjen Canin

Njoftimi

Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar "The Wanted".

Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan.

Për informacion më të detajuar, do të japim njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme