Kronika 3 May 2025, 10:11 Nga VNA

Ekstradimi i Florenc Çapjas, personazhi i botës së krimit nga Dubai në burgim të përjetshëm në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Ekstradimi i Florenc Çapjas, personazhi i botës së krimit nga

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e ekstradimit të Florenc Çapjas nga Dubai drejt Shqipërisë. Ai u shoqërua nga forcat RENEA në aeroportin e Rinasit, nën masa të rrepta sigurie.

Florenc Çapja është një nga personazhet më të njohur të botës së krimit në vend. Emri i tij është përmendur nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, i cili ka deklaruar se Çapja i kishte ofruar 200 mijë euro për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, një person i njohur për policinë në Elbasan. Sanxhaktari dyshohej se kishte lidhje të ngushta me kundërshtarin e Çapjas, Suel Çelën.

Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm për porositjen e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012. Vrasja ndodhi në banesën e tyre, ndërsa Gentiani ishte në arrest shtëpie. Siç dyshohet, autorët përdorën një mik fëmijërie të viktimës, Etien Canin, për të hyrë në banesë. Ngjarja lidhet me një hakmarrje për vrasjen e Sokol Çapjas në vitin 2005, ku Gentian Beqiri dyshohej si i përfshirë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme