Politika 6 June 2024, 11:14 Nga VNA

Rithemelimi kërkon të rikthejë Berishën në Kuvend/ Nikolla e anashkalon: Ju e përjashtuat

Ndaje në Whatsapp
Rithemelimi kërkon të rikthejë Berishën në Kuvend/

Seanca plenare ka nisur me debate. Rithemelimi kërkon rifutjen e Sali Berishës në gupin e PD.

Gazment Bardhi bëri një kërkesë për ndryshimet ne përbërjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores ndërkohë që Nikolla nuk e lexoi njoftimin e Bardhit te plotë duke mos lexuar emrin e Berishës.

Nikolla  iu përgjigj që për t’u futur në grup duhet vendimi i partisë, dhe është PD që e përjashtoi.

Situata u tensionua pasi Flamur Noka bllokon foltoren, po me kërkesën për të rikthyer Berishën.

Noka e ka quajtur Nikollën “përfaqësuese dinjitoze e narkoregjimit" ndërsa shtoi se askush nuk e ndal Berishën të jetë pjesë e grupit të PD.

Pas replikave Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca deputetin e PD-së, Flamur Noka për gjuhë të pahijshme.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme