Politika 5 June 2024, 17:07 Nga VNA

Flutura Açka reagon për Komisionin për Dezinformim që pritet të kalojë në Parlament: SPAK, por të ngrejnë lak!

Ndaje në Whatsapp
Flutura Açka reagon për Komisionin për Dezinformim që

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar në lidhje me Komisionit të Posaçëm për Dezinformim i cili pritet të kalojë nesër në Parlament.

Me anë të një statusi në Facebook, Açka shprehet se ky është një lak për SPAK-un, ndërsa me ironi thotë se vendi bosh në Komision do t’i takojë ndonjë deledashi të opozitës ndërsa po pret që të bëhet gati tender i rradhës.

Reagimi i plotë: 

SPAK, po të ngrejnë lak

Ky vendim do të kalojë nesër në Parlament, bashkë me vendimin për përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformim.

Vendi bosh do t’i takojë ndonjë dashi, deleje a deledashi (politik) të Opozitës, por nuk është mbyllur tenderi akoma.

Pritet vendimi i tretë që do të hyjë – si të gjitha zezomat kundër demokracisë – nesër me procedurë. Aty do të jenë edhe emrat, edhe thagma e arsyes pse do të jenë.

Kështu e bēn pushteti Opozitën më barrë. Mos u habisni fare.

Kjo quhet përpjekje për Integrimin tonë Europian 2030.

Por më parë do të tredhim SPAK, ta kthejmë atë në deledash. Të mos merret me vjedhjet tona, por të bluajë kashtë.

Demokracia në rrezik!!!!!

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme