Politika 3 June 2024, 15:03 Nga VNA

Investigimi i Rai 3/ Berisha thirrje për protestë, Bardhi kërkesë për debat

Ndaje në Whatsapp
Investigimi i Rai 3/ Berisha thirrje për protestë, Bardhi

Sali Berisha dhe Gazment Bardhi kanë reaguar pas investigimit të Rai 3 ku u nxorrën fakte dhe dëshmi që lidhnin qeverinë dhe drejtpërdrejt kryeministrin Rama me korrupsionin dhe grupet kriminale.

Por edhe në këtë rast mesa duket nuk kanë qëndrim të njëjtë. Kjo pasi ish kryeministri Sali Berisha bëri thirrje për protestë para Kuvendit ditën e enjte, ndërsa Bardhi kërkon debat në Parlament në seancën e rradhës.

Në videomesazhin e tij, Berisha ka kërkuar qytetarëve të jenë pjesë e protestës para Kuvendit të enjten. Ai u shpreh se ajo që qytetarët dinë në lidhje me aferat, është vetëm maja e ajsbergut. Berisha bëri thirrje që ditën e enjte në orën 10:00 të grumbullohemi para Parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e Ramës, kalimin në një qeveri teknike dhe në zgjedhje të ndershme.

Ndërsa Gazment Bardhi përmes një ststusi në Facebook, njofton se do kërkoj debat parlamentar për këtë çështje. Ai shprehet se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe autoritetet e drejtësisë duhet ta marrin atë nën hetim për rolin e tij në lidhje me fuqizimin e krimit të organizuar.

Sipas Bardhit “lidhja e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe caktimi prej tij i Ergys Agasit si i deleguar i posaçëm për marrëdhëniet me organizatat kriminale nga Durrësi në Shkodër, nga Elbasani në Vlorë, është zyrtarizimi i dorëzimit të shtetit në duart e krimit të organizuar”.

Bardhi njofton se do të kërkojë zhvillimin e një debati parlamentar të enjten mbi këtë çështje, duke ushtruar përgjegjësitë e tij në raport me interesin publik dhe duke nxitur një debat real parlamentar për masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë për prerjen e lidhjeve të krimit të organizuar me qeverisjen.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme