Politika 2 June 2024, 23:23 Nga VNA

“Rama nuk është vetëm i lidhur me kapot e mafies, por i përdor për zgjedhje”, Rai 3 transmeton kamerën e fshehtë me Arben Ahmetajn

Ndaje në Whatsapp
“Rama nuk është vetëm i lidhur me kapot e mafies, por i

Mbrëmjen e sotme është transmetuar pjesa e dytë e emisionit "Report" të Rai 3, me ndërthurrje të intervistës së kryeministrit Edi Rama. Një dëshmi e transmetuar në emisionin ‘Report’ të Rai3, është edhe ajo e ish-zv-kryeministrit në arrati Arben Ahmetaj, i cili po flet duke drekuar, mesa duket pa e ditur që po regjistrohej.

Ai akuzon Ramën jo vetem se ka lidhje me mafiozët të cilët i përdor për zgjedhje. Ahmetaj thotë se këta "kapo të mafias" Rama i ka pritur edhe në zyrën e tij.

"Pastrojnë paratë e drogës, nga vijnë gjithë këto para. Edi Rama nuk është vetëm i lidhur por i përdor për zgjedhje. I takon në zyrën e tij, unë nuk kam pranuar kurrë të marr pjesë. Personazhe nga Dibra, Durrësi, Elbasani. Po janë kapot e mafias", dëgjohet të thotë Ahmetaj.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme