Politika 1 June 2024, 13:45 Nga VNA

PD prezanton programin për zgjedhjet e ardhshme dhe zgjedh sloganin “Shqipëria meriton më shumë”

Ndaje në Whatsapp
PD prezanton programin për zgjedhjet e ardhshme dhe zgjedh sloganin

Partia Demokratike zyrtare ka organizuar sot një konventë për të prezantuar programin elektoral një vit para zgjedhjeve të 2025, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.

“Nuk ka qenë e lehtë për shumë nga ju të vini në kohë këtu sepse trafiku dhe parkingu në Tiranë janë një ferr i vërtetë. Njësoj si transportin e ka pushtuar ngecja në vend, kështu i ka ndaluar ora Shqipërisë në këto 11 vitet e qeverisjes më të korruptuar të këtyre 34 viteve.

PD është e vetmja forcë politike që organizon një kuvend të mirëfilltë programor sepse jetojmë me hallet e demokratëve dhe qytetarëve.

Shqipëria nuk është zbrazur vetvetiu, as çmimet nuk u rritën vetvetiu. Të gjitha erdhën sepse vendi keqqeveriset në mënyrën më të papërgjegjshme. Një qeveri e kapur në flagrancë nga drejtësia, shqiptarët e partnerët.

Shqiptarët meritojnë zgjidhje, ne jemi për t’i shpalosur sot këto zgjidhje.

PD e vetmja forcë politike që është në kontakt me qytetarët, vjen me një përfaqësim të plotë me ekspertë të cilët prej më shumë se një vit në bashkëpunim me ekspertë të aleatëve, nga SHBA te Gjermania, kanë krijuar programin. Nga e hëna PD angazhohet në një dialog me dhe për familjet shqiptare”, tha ai.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme