Politika 30 May 2024, 12:31 Nga VNA

Tjetër kallëzim në SPAK për Erion Veliajn, tashmë për martesën LGBT

Ndaje në Whatsapp

Disa shoqata fetare në vend do të depozitojnë në SPAK një kallëzim penal për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me martesën LGBT që u zhvillua para disa javësh në taracën e Bashkisë së Tiranës.

Në njoftimin e shpërndarë në Facebook, shoqatat shprehen se kallëzimi do të dorëzohet në datën 31 maj në orën 12:00, me objektin e shpërdorimit të detyrës dhe shkaktim i dëmit shtetit dhe shtetasve, duke cënuar mbrojtjen e veçantë që i garanton Kushtetuta të miturve dhe familjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Njoftim publik

Nesër më datë 30 Maj, në orën 12:00, në zyrat e SPAK, do të dorëzohet një kallëzim penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, në lidhje me martesën Lgbt në këtë bashki, me objektin :

Shpërdorimi i detyrës dhe shkaktimi i dëmit shtetit dhe shtetasve, duke cënuar mbrojtjen e veçantë që i garanton Kushtetuta të miturve dhe familjes.

Kallzimi penal do të bëhet nga:

  1. Mexhlis
  2. Shoqata “Thirrja në Mirësi”
  3. Shoqata “Ensar”
  4. “Qendra për Kulturën Islame Evropiane”

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme