Politika 28 May 2024, 20:20 Nga VNA

Presidenti Begaj pret në takim drejtoren e Korpusit të Paqes Carol Spahn, ja për çfarë u bisedua

Ndaje në Whatsapp
Presidenti Begaj pret në takim drejtoren e Korpusit të Paqes Carol

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me Drejtoren e Korpusit të Paqes, Carol Spahn. Duke vlerësuar angazhimin e programit amerikan në Shqipëri, Begaj shprehu përgëzimet e tij për mbështetjen që pala amerikane ka bërë në zgjerimin e shtrirjes dhe ndikimit të këtij programi në vend.

Gjithashtu presidenti Begaj gjatë takimit me drejtoren e Korpusit të Paqes Carol Spahn, shprehu bindjen për përkushtimin dypalësh për promovimin e paqes dhe zhvillimit, përmes fuqizimit të rolit të të rinjve.

Në njoftimin e Presidencës thuhet ndër të tjera se “vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë zhvillur bashkëpunime me autoritetet vendore dhe qendrore, shoqërinë civile dhe shkollat për zhvillimin e komunitetit”.

NJOFTIM PËR SHTYP

TIRANË, 28.5.2024

Presidenti i Repubikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, priti sot në një takim Drejtoren e Korpusit të Paqes, Carol Spahn.

Kreu i shtetit vlerësoi angazhimin e programit vullnetar amerikan në Shqipëri dhe ndihmesën e dhënë ndër vite.

Presidenti Begaj gjithashtu përcolli përgëzime për palën amerikne e cila  ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në zgjerimin e shtrirjes dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes kanë zhvillur bashkëpunime me autoritetet vendore dhe qendrore, shoqërinë civile dhe shkollat për zhvillimin e komunitetit.

Bazuar mbi këtë bashkëpunim, Kreu i Shtetit gjatë takimit me drejtoren e Korpusit të Paqes Carol Spahn, shprehu bindjen për përkushtimin dypalësh për promovimin e paqes dhe zhvillimit, përmes fuqizimit të rolit të të rinjve.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme