Politika 27 May 2024, 17:46 Nga VNA

Kuvendi miraton projektrezolutën antikorrupsion, ja sa vota mori

Ndaje në Whatsapp
Kuvendi miraton projektrezolutën antikorrupsion, ja sa vota mori

Kuvendi i Shqipërisë mriatoi projektrezolutën anti korrupsion dhe mirëqeverisje të propozuar nga Partisë Socialiste. Kjo pr.rezolutë mori 76 vota pro, dy kundër dhe asnjë abstenim.

Vetë kryeministri ishte sot në Kuvend për të mbrojtur pr/rezolutën duke e bërë të qartë se komisioni i posaçëm nuk ka lidhje me punën e prokurorisë së Posaçme dhe ftoi opozitën ta votojë.

Nëse nuk e votoni u tha Rama, nesër të mos bojkotojnë Komisionin e Posaçëm anti-korrupsion, për të cilin tha se do të ngrihet menjëherë pas miratimit në Kuvend.

“Thirrja ime është votojeni sot draftin e rezolutës dhe po nuk e gjetët këtë forcë për ta bërë, mos e bojkotoni nesër Komisionin e Posaçëm Parlamentar që do të ngrihet menjëherë pas miratimit të saj. Sa herë që ju kam thënë në këtë sallë, kthejuni memories, 10 vjet e kusur, “mos e bëni këtë, mos bëni atë, këtë bëjeni, shikoni bëni këtë”, ka dalë siç iu kam thënë, jo siç keni bërë apo nuk keni bërë ju dhe e dini pse? Për një arsye shumë të thjeshtë. Jo se unë jam më i zgjuar apo më i zoti sesa ju, por sepse ju s’keni dashur kurrë ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri tek hunda jote, rrugën që duket shumë e shkurt ta bëjnë pafundësisht të gjatë dhe prandaj ne jemi këtu dhe ju jeni aty”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Ndërkohë kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend ku diskutohet projekrezoluta e PS për anti-korrupsionin, u shpreh se opozita nuk do e votojë.

Bardhi e ka cilësuar të panevojshëm miratimin e rezolutës, që sipas tij, i cakton atyre se çfarë duhet të bëjnë.

“Në emër të grupit parlamentar të PD, ju konfirmojmë se ne e çmojmë të panevojshëm miratimin e një Rezolute, për ti caktuar vetes axhendën apo se çfarë duhet të bëjmë. Prandaj, do të abstenojmë, duke mos marrë pjesë në votim”, u shpreh ai.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme