Politika 27 May 2024, 16:54 Nga VNA

Ligji për Komisionet Hetimore, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për pezullimin e tij

Ndaje në Whatsapp
Ligji për Komisionet Hetimore, Gjykata Kushtetuese rrëzon

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e ligjit për Komisionet Hetimore. Kërkesa u bë nga 33 deputetë të Kuvendit të Shqiperisë që vuri në lëvizje Kushtetuesen. Lidhur me këtë Komision opozita kishte dy kërkesa: e para kishte të bënte më shfuqizimin e ligjit të ri dhe tjetra pezullimin e ligjit, pasi e cilëson antikushtetues me argumentin se kufizon të drejtën e saj të kontrollit të ekzekutivit.

Kujtojmë se në ligjin e ri për “Komisionet Parlamentare” kanë ndryshuar praktikat e thirrjes së dëshmitarëve në komision si dhe vendos si kusht që nisja e një hetimi parlamentar, të jetë një çështje konkrete dhe të ketë të dhëna të mjaftueshme apo incidicie që e bëjnë komisionin të nevojshëm.

Ky ligj u hartua vetëm nga PS dhe nuk mori dakordësinë e opozitës,  e cila e dërgoi atë në Kushtetuese.

Njoftimi i plotë:

Në datën 27.05.2024 Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim në seancë plenare publike kërkesën e 33 deputetëve të Kuvendit, në cilësinë e subjektit kushtetues jo më pak se një e pesta e deputetëve, me objekt: “Shfuqizimi i ligjit nr. 106, datë 21.12.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr. 106, datë 21.12.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit””.

Në lidhje me kërkesën për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 106, datë 21.12.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, Gjykata, pasi dëgjoi pretendimet e palëve në seancë plenare, vlerësoi se kërkesa për pezullimin e zbatimit të ligjit nuk plotëson kriteret e përcaktuara në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në lidhje me pasojat e pariparueshme dhe urgjencën, në kushtet kur Gjykata ka pranuar kërkesën e kërkuesit për përshpejtim dhe gjykimi për themelin e çështjes pritet të përfundojë së shpejti.

Për sa më sipër, trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me shumicë votash,

 

VENDOSI:

Rrëzimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 106, datë 21.12.2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”.

 

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme