Politika 25 May 2024, 19:06 Nga VNA

Vula e PD, Alibeaj: Konflikti është rreth përqafimit ose jo të disa vlerave identitare

Ndaje në Whatsapp
Vula e PD, Alibeaj: Konflikti është rreth përqafimit ose jo

Në një intervistë për mediat Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se çështja që ndodhi me këtë parti nuk ka lidhje me vulën, selinë apo siglën.

Alibeaj tha se ishte çështje ndarjeje rreth përqafimit ose jo të disa vlerave identitare dhe orientimit të një grupimi publik drejt interesit të qytetarëve.

“Në fatin e PD, vendimi i Gjykatës së Lartë nuk do të ketë asnjë lloj ndikimi, sepse është mëse i qartë. Shikoni, janë zbatuar rregullat, apo jo? Janë zbatuar procedurat, apo jo? Dhe besoj e ka bërë të qartë për këdo. Dhe nuk kam asnjë lloj dyshimi që gjykata do të japë një vendim të bazuar në ligj dhe prova. Ne do të pranojmë atë verdikt që gjykata do të japë dhe ftoj këto ta pranojë, të mos bëj presion ndaj gjykatave.

Cështja që ka ndodhur në PD nuk është çështje vule, sigle apo qelie, por çështje ndarjeje rreth përqafimit ose jo të disa vlerave identitare dhe orientimit të një grupimi publik drejt interesit të qytetarëve. Kjo ishte ndarja, interesi publik, apo interesi personal”, tha Alibeaj.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme