Politika 24 May 2024, 10:31 Nga VNA

Bardhi në SPAK: Isha si person në dijeni për çështjen "Xibraka"

Ndaje në Whatsapp

Gazment Bardhi pas marrjes në pyetje nga SPAK tha se ka rikonfimruar informacionin dhe dosja “Xibraka” është rihapur. Për gazetarët Bardhi u shpreh se ishte thirrur si person që ka dijeni për çështjen.

"Gjithçka që kam denoncuar publikisht e kam dorëzuar në SPAK. Jam informuar me shkrim nga drejtuesi i SPAK dhe hetuesit e BKH se dosja e Xibrakës është rihapur, ka rinisur hetimi për identifikimin e personave të përfshirë.

Seanca e marrjes në pyetje kishte vetëm një pyetje, u thirra si person në dijeni dhe u pyeta nëse kisha diçka për të shtuar.

Kësaj çështje nuk i ikën as me letra bakalli, as me çështje dite. Marr me dhjetëra ankesa, shqetësime dhe me radhë, edhe nga qytetarët. Për sa kohë jam drejtuar prokurorisë së Posaçme, e vetmja gjë që bëj është nxitja për të vepruar në përputhje me ligjin. Kam pasur një pretendim ligjor pa asnjë diskutim dhe këtë gjë e kam trajtuar në rrugë institucionale. Jam përpjekur gjithmonë si funksionar publik i përgjegjshëm, që sa herë ka diçka për një institucion, i drejtohet atij institucioni." tha Bardhi

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme