Politika 23 May 2024, 17:26 Nga VNA

"Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit", Basha: Me programin e PD, koha kur qeveria nxit dhe mbështet korrupsionin merr fund

Ndaje në Whatsapp
"Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit",

Kryetari i Partisë Demokratike, ka dhënë të tjera indicie rreth programit që do të shpaloset në 1 Qershor si alternativë për shqiptarët. Gjatë takimet me grupet e punës ditën e sotme, fokusi ka qenë tek lufta ndaj korrupsionit.

Vetë Basha përmes një postimi ka dhënë disa detaje, ndërsa ka thumbuar Edi Ramën për rezolutën antikorrupsion që do të kalojë në Kuvend të hënën. "Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit dhe aq më pak duke vështirësuar dhe tentuar të kontrollosh drejtësinë, por me plane të qarta dhe vullnet politik", - shkruan kreu demokrat.

Postimi:

Vijojmë diskutimet me grupet e punës për programin qeverisës të Partia Demokratike.

Korrupsioni është pengesa më e madhe, për zhvillimin e vendit dhe krijimin e mundësive për të rinjtë, që ata të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Prandaj lufta kundër korrupsionit, mbështetja për drejtësinë, transparencë e llogaridhënie në qeverisje janë në fokus të programit tonë, në mënyrë të detajuar.

Koha kur qeveria nxit dhe mbështet korrupsionin merr fund. Korrupsioni nuk luftohet me rezoluta në fund të mandatit dhe aq më pak duke vështirësuar dhe tentuar të kontrollosh drejtësinë, por me plane të qarta dhe vullnet politik.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme